Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vrasjes tronditës të ndodhur në Kodër Rrëshen, ku ish-bashkëshorti ka vrarë ish-gruan dhe vëllanë e saj.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj, Vledisonit.

“I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht.

Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze”, shprehet Basha.

Basha shprehet se Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto ngjarje të rënda.

Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave”. /tvklan.al