Ndryshime janë bërë dhe në disa drejtori të tjera në vend

Pak ditë pas atentatit të ndodhur në Rrëshen ku përballë komisariatit u vra Martin Bardhi valë ndryshimesh në policin. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shkarkua nga detyra e drejtuesit të komisariatit në Mirëditë, Paulin Çupi.

Këtë detyrë do ta mbajë në vazhdim Klodian Kondi. Po ashtu është shkarkuar zëvendësdrejtori për hetimin e krimeve në Lezhë, Alfred Nomani dhe emërimin në vend të tij të Gentian Berberit. Është njoftuar gjithashtu largimi nga detyra i shefit të seksionit të rendit në komisariatin e Lezhës, Artur Cara ndërsa është emëruar zëvëndësdrejtor për rendin dhe sigurinë, Altin Mena.

Këto lëvizje u bënë pas analizës së zhvilluar në drejtorinë e policisë së Lezhës për ngjarjen në Rrëshen e cila mbetet ende pa autor. Ndërkohë janë bërë ndryshime edhe në drejtori të tjera. Është shkarkuar zëvendësdrejtori për hetimin e krimeve në policinë e Fierit, Artur Shira dhe është emëruar në vend të tij Arjan Hasanit.  

Drejtoria e policisë Berat do të drejtohet nga Ermir Gërxhani ndërsa policia e Pogradecit do të drejtohet nga Elton Halili.

Klan News