Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar i ngjarjes

Një 41-vjeçar mbeti i vrarë pasditen e së mërkurës në Sarandë.

Klodian Bakia banues në Tepelenë u godit me thikë në zemër nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja nga Laçi, i cili pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në Lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, pas një konflikti të çastit.

Mësohet se shkak është bërë një vend parkimi.

Ndërkohë, 24-vjeçari Tarja u arrestua nga policia gjatë orëve të mbrëmjes. Ai u gjet i fshehur në garazhin e një pallati.

Tv Klan