Motiv gjakmarrja me familjen Kola, në kërkim 3 persona

Zbardhet dhe dokumentohet vrasja e 39-vjeçarit Briken Sanaj vetëm pak javë më parë në zonën e Kodrës së Diellit.

Policia shpalli në kërkim 3 persona të dyshuar si të përfshirë në ekzekutim, mes tyre Vladimir Kolën i cili dyshohet si autor i vrasjes së Sanajt.

Kola dyshohet se ka vepruar i vetëm në këtë ekzekutim ndërsa për krijimin e kushteve është ndihmuar nga dy shtetas kosovar.

Konkretisht Kened Antoni i cili rezulton se ka shitur makinën Benz që u përdor në krim tek Gjelosh Krasniqi, dhe më pas e kanë futur atë në Shqipëri për ta përdorur Vladimir Kola.

Shkak i vrasjes së 39-vjeçarit dyshohet të jetë bërë gjakmarrja, zanafilla e të cilës nis prej vitit 2012 në Lezhë kur familjari i Vladimirit është plagosur rëndë nga i vëllai Briken Sanajt.

Personat e shpallur në kërkim dyshohet se kanë dalë jashtë kufijve shqiptarë, teksa policia njofton se po bashkëpunon me policitë homologe, të Kosovës dhe të Malit të Zi, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Tv Klan