Drejtori i policise, cipa5 persona kanë marrë pjesë në vrasjen e Ariel Zangës, 2 ditë më parë në lagjen Ali Demi në Tiranë. 4 prej tyre u arrestuan në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, në plazhin e Durrësit, në një operacion të policisë së Tiranës, asaj të Durrësit dhe Forcave RENEA, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa bëri me dije se janë kapur:

1.      Agron Agim Goxhaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje

2.      Artan Fredi Hasani, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për krime ndaj jetës dhe prodhim për shitje municionesh luftarake 

3.      Enton Sazan Sada (Ibrahimi),  41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim

4.      Alket Elmas Halitaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

 Shtetasit e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin sëbashku me shtetasin Edison Kajtazi (i shpallur në kërkim), janë autor të vrasjes së shtetasit Ariel Zanga e ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Ali Demi” Tiranë.

Drejtori i Policisë së Tiranës sqaroi se  vrasja ka adhur si pasojë e një llogarie të pashlyer mes viktimës dhe autorëve.

Në operacionin për kapjen e autorëve u arrestuan edhe dy persona të tjerë, Andi Veshi për “Përkrahje të autorit të krimit”  Besnik Mansaku, për moskallëzim krimi.  36 –vjeçari Ariel Zanga, pronar i një lokali në zonën e ish –bllokut u qëllua me 8 plumba pistolete rreth orës 22:00  të së premtes, në  afërsi të shkollës 1 Maji.

Tv Klan