Në pjesën e parë do të flasim për Elbasanin që nuk po gjen qetësi, edhe pse në muajn Gusht policia njoftoi se arriti të zbardhte dhe të arrestonte autorët e dy vrasjeve të ndodhura në harkun kohor të 9 ditëve nga njëra-tjetra në fund të muajit Korrik. Vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Nuk jemi në Palermon e viteve ‘80-’90, as në Chicagon e viteve ‘30, jemi në Shqipëri, në Elbasan. Nuk do flasim për emra të mëdhenj të krimit ndërkombëtar, por për qytetarë që nijhen në Elbasan dhe në Peqin.

Por vëmendje, kjo nuk është nga ato historitë e përplasjeve banale në lagjet e qytetit. Kjo është një histori e cila është e bazuar në vrasje, në drogë dhe para,  është një histori e bazuar në pabesi, hakmarrje dhe të penduar.

Kjo histori fsheh brenda shumë gjëra që ne nuk dimë, ndoshta as policia që po numëron viktimat. Ka shumë mister që vetëm dy palët i dinë mes tyre, dhe si çdo histori e tillë, ngjall frikë dhe pasiguri se çfarë pritet të ndodhë më shumë.