Vrasje e prostitucion, 3 të dënuarve u dërgohet formulari i OFL



Vrasje e prostitucion, 3 të dënuarve u dërgohet formulari i OFL

13:10 15/12/2020

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Aleksandër Kuqja banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Haxhi Përkoxha banues në Bulqizë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Vasil (Vladimir) Bajraktari banues në Tiranë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në rrethana rënduese, i kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al







Të ngjashme