Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 personave.

Mustafa Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Ervis Çela banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”; Ardjan Çela banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al