Enver Boriçi u ekzekutua në një lokal të qytetit

Një tjetër anëtar i bandës së Lushnjes është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të shtune. Enver Boriçi 43 vjeç u qëllua me armë zjarri rreth orës 07:00,  teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi te tij, në lagjen ‘Kadri Qystri’ të Lushnjes.

Dëshmitarë okularë i thanë policisë se një person me maskë hyri qetësisht dhe qëlloi në drejtim të Boriçit.

Në lokal gjendeshin edhe persona të tjerë. Boriçi ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa vrasësi është larguar me një makinë që e priste jashtë.

Enver Boriçi ka qenë i dënuar me 10 vjet burg për përfshirje në organizatë kriminale, shkatërrim të pronës me zjarr dhe dhunim të varreve.

Vëllai i tij Arben Boriçi është dënuar me burgim të përjetshëm dhe po e vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Policia dyshon se ngjarja është e lidhur me një zinxhir vrasjesh që po ndodhin kohët e fundit në Lushnje, si përplasje mes disa bandave, për motive të ndryshme.

Hetimet janë përqëndruar në këtë pistë, por deri tani policia nuk ka shoqëruar asnjë të dyshuar.

Tv Klan