Plot 15 plumba janë shkrepur në drejtim të Fatbardh Licit, mëngjesin e të premtes në qytetin e Shkodrës.

Në momentin kur u qëllua me bresheri automatike, 53 – vjeçari foto ishte duke pirë kafenë e mëngjesit në një nga lokalet që ndodhen në Unazën Perëndimore të qytetit, e njohur si ish-Poçeria në Kiras.

Lici ka qenë i vetëm kur një automjet tip “Mercedes-Benz” u ndal përpara lokalit rreth orës 07:15 minuta.

Një person me maskë  iu afrua me shpejtësi dhe përpara se ta qëllonte me automatik tip “scorpion” mësohet t’i ketë thënë viktimës “të fala”. Të paktën kështu mësohet të jetë shprehur njëri prej dëshmitarëve në vendngjarje.

Breshëria e madhe e plumbave në drejtim të tij rezultoi fatale, pasi nga të shtënat 53-vjeçari mbeti i vdekur në vend.

Foto: Viktima Fatbardh Lici

Autori, ende i paidentifikuar, u largua me makinë dhe 10 minuta më pas blutë e Shkodrës janë njoftuar se në zonën e Dobraçit,  3 kilometra larg vendit të ngjarjes, autovetura e perdorur prej tij po digjej.

Pista kryesore mbi të cilën po hetohet është ajo e hakmarrjes. Viktima është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë.

Fatbardh Lici është kunati i Lul Kullës, ndaj të cilit u krye një atentat me minë me telekomandë në Shkodër. Por sipas policisë, nuk ka të dhëna që ngjarjet të kenë lidhje me njëra – tjetrën.

Tv Klan