Biznesmenit Tofik Hyka i është bërë atentat me armë zjarri paraditen e sotme nga dy persona që kanë qenë me motor. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Burime nga Policia e Shtetit thonë për

tvklan.al

se një person është shoqëruar i dyshuar si autori i vrasjes.

Mësohet se 56- vjeçari Hyka ka qenë në një lokal dhe sapo ka tentuar të hipë në makinë është qëlluar me armë zjarri. Ai ka marrë një plumb në kokë dhe në gjoks.

Hyka ka mbetur i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital. Burime nga spitali ushtarak konfirmojnë se Hyka ndodhet në reanimacion në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në operacion.

Hyka ka pasur një fabrikë tullash në Vorë. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. /tvklan.al