Një vrasje ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Vlorës, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Viktima është Altin alias Shkëlzen Velaj 42 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në një pallat, sikurse duket edhe nga fotot e siguruara nga vendngjarja nga tvklan.al.

Fillimisht viktima mbeti i plagosur, por ndërroi jetë disa minuta më vonë për shkak të plagëve të rënda. Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes është e paqartë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore të cilat kanë bërë rrethimin e skenës së krimit. Nuk ka të dhëna as për autorin/ët.

Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar e arrestuar autorët. /tvklan.al