Një vrasje ka ndodhur sot në rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë. Burime të Klan Kosova mësojnë se viktima dhe autori i dyshuar janë me shtetësi turke.

Policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit. Por nuk është gjetur aty. Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

“Policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit por i njëjti nuk është gjetur aty. Ndërkohë që është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin në një perimetër më të gjerë të hapsirës ku ka ndodhur ngjarja”.

Pak me tutje nga vendi i ngjarjes rreth 100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, deklaroi Borovci. /klankosova