Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e vrasjes së 47-vjeçarit Genc Mhillaj. Ky i fundit u vra rreth orës 11:00 te ura në fshatin Mali Jushit.

Jozef Mujeci

jozef mujeci

Sipas policisë autor i dyshuar i vrasjes është 21-vjeçari Jozef Mujeci, banues në Lezhë.  Motivi i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para 2 ditësh në fshatin Torovicë, ku viktima e ka vazhduar konfliktin edhe fizikisht.

Vendi ku ndodhi vrasja 

vrasja shkoder

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli po bëhet dhe krehja e zonës me qëllim kapjen 21-vjeçarit si dhe bashkëpunëtorit të tij .

47-vjeçari ishte duke ecur me një kamion të ngarkuar me miell, kur autorët me një makinë i kanë prerë rrugën. Këtë moment ai ka zbritur dhe ka tentuar të ikë me vrap, por ata e kanë ndjekur dhe vrarë në parcelë te Ish-Orizoret./tvklan.al