Presidenti Ilir Meta, vrasjet e ditëve të fundi i quan si një revansh të krimit në vend. Në një reagim në mediat sociale, Presidenti shprehet se kërkohen masa të menjëhershme dhe parandaluese nga të gjitha insitucionet.

Më tej kreu i shtetit thekson se “autorët krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona“.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor“, është ky reagimi i Metës.

Ditët e fundit në vend kanë ndodhur disa vrasje. Në Vlorë u ekzekutua, Bledar Birçaj, në Elbasan Everest Çaka dhe në Tiran u vra nga shoku i tij Mehmet Qema./tvklan.al