Vrasjet e ndodhura në Shkodër gjatë 5 muajve të fundit po heton nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Akuza e Shkodrës ia ka deleguar dosjen me 6 vrasje mafioze dhe dy persona të zhdukur Krimeve të Rënda, pas dyshime se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë grupe të strukturuara kriminale dhe në konflikt me njëri-tjetrin.

Hetimi voluminoz fillon me vrasjen e Mehdi Kavajës, në servisin e tij në 18 Qershor. Më pas saga e vrasjeve në qytetin verior ka vazhduar me ekzekutimin e ish-oficerit të policisë Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci. Ata u vranë me 15 Korrik gjatë kohës që po zbrisnin nga makina. Fëmija i tyre një vjeçar i cili ndodhej në sendilen e pasme të mjetit i shpëtoi mrekullisht breshërisë së plumbave.

Në 10 Gusht në lagjen “Kiras” u vra Fatbardh Lici, në kohën kur po pinte kafe në një lokal.

Në 1 Shator u vra biznesmeni Arian Ferracaku, gjatë kohës që ia po kalëronte në periferi të qytetit.

Me 14 Nëntor në mes të qytetit u ekzekutua kushëriri i tij Fatos Ferracaku.

Ndërsa për fatin e Agron Mollajt dhe Gëzim Hysajt dajë e nip mes tyre prej Gushtit nuk dihet asgjë, pasi rezultojnë të zhdukur. Të gjitha këto ngjarje deri tani janë pa autor.

Prokuroria e Kimeve të Rënda ka nisur letër-porosi drejt Spanjës për ekstradimin e Enver Bajrit, i konsideruar si drejtuesi i grupit “Bajri”, një nga më aktivët në Shkodër. Ai arrestua në 27 Tetor në Spanjë me një pistoletë pa leje dhe 9 mijë Euro.

Tv Klan