Një turne i madh i eSports është pezulluar nga organizuesi i lojrave

Artet Elektronike

(AE) pas të shtënave të ndodhur të dielën në Florida, ku mbetën të vrarë tre persona.

Tre evente janë anuluar ndërkohë që kompania po zhvillon një “kontroll të përgjithshëm të protokolleve të sigurisë”.

Shefi ekzekutiv i AE, Andrew Wilson tha se ishte i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet në Florida, shkruan BBC.

“Taylor Robertson, 28 vjeç dhe Elijah Clayton, 22, ishin konkurentë të respektuar, pozitivë dhe të aftë

” ,shtoi ai.

Policia ka identifikuar vrasësin, David Katz, 24 vjeç, i cili më vonë qëlloi mbi veten duke mbetur i vdekur.

Të shtënat, të cilat ndodhën në kompleksin tregtar në Jacksonville Landing në Florida, kanë bërë që njerëzit të apelojnë për më shumë siguri gjatë eventeve të eSports./

tvklan.al