Gazetari Poli Hoxha nga studio e “Opinion” tha se për të banda më e sofistikuar dhe më e egra ka qenë ajo e Lushnjes. Një bandë, sipas tij, me lidhje politike dhe me ndikim në këtë qytet.

“Pas ‘99-2000 ka filluar konsolidimi i bandave. Nëse e ndajmë në këtë fashë që i vura unë, për mua më e sofistikuara dhe më e egra ka qenë Banda e Lushnjes. Një hap shumë përpara këtyre, me lidhje politike, me ndikim në qytet. Pastaj si personazh, si legjendë ngelet Gaz Muça se ishte i pari. Dilte me atë kalin e tij, në stadiumin e Barit vendosi rregull. Atë që s’e vendosi policia italiane, e vendosi ai në mënyrën e vet. Vetëm seriali i Tropojës e konkurron po ta marrësh për vrasje. Deri në 2010 me vrasjen e Franc Konomit te Ushtari i Panjohur, një hakmarrje që u bë legjendare”.

Hoxha është i mendimit se vrasjet nga kjo bandë do të vijojnë.

“Edhe që them se do vazhdojë. Vjet doli Gert Gjenerali nga burgu i Drenovës, po presim Grorin të dalë se i ka letrat gati. Nisin me vrasjen e Gaz Muçës, pastaj përzihen sepse pasi e vranë grupi i Zyberit e hapi oreksin nga luftë të fortësh filloi të vinte gjoba. Kuptoi se kush merrej me trafikun e drogës dhe po bënte shumë lekë të shpejt, ishin djemtë që kishin shkuar fillimisht në Gjermani etj. Mirëpo filloi reagimi. Shumë njerëz e ngatërrojnë, vrasja e Grorit nuk ka të bëjë me Gaz Muçën, por ai hapi dy fronte. Për mua si legjendë dhe si simbol është Banda e Lushnjes”./tvklan.al