Nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh i vendosur për t’i shkuar deri në fund ngjarjeve kriminale në vend, përfshirë vrasjet që kanë tronditur së fundmi qytetin e Shkodrës.

Teksa theksoi se opozita po zgjedh rrugën e gabuar me qëndrimin e saj dhe akuzat në drejtim të qeverisë, ai foli për një ulje të vrasjeve në vend, krahasuar me kohën kur në qeveri ishte Partia Demokratike.

Sa i përket mandatin të tyre të parë mesatarja ka qenë 12 në vit, 15 në mandatin e dytë. Në mandatin tonë të parë 9 dhe për këtë vit janë 8, nga të cilat janë zbuluar 4 deri më tani”,

tha Xhafaj duke iu referuar vetëm vrasjeve në qytetin e Shkodrës.

Xhafaj theksoi më tej se

“edhe një ngjarje e vetme është përgjegjësi, kjo është arsyeja që jemi përfshirë në një luftë intensive me grupet kriminale. Kemi bërë në këto pak muaj një skanim të plotë të qartë të tyre, një profil të qartë të grupeve kriminale. Kemi goditur një pjesë të këtyre grupeve dhe do të godasim edhe të tjerë në muajt në vijim, falë punës së mirëorganisuar të struktuarave përkatëse të shtetit””.

Në nisjen e sezonit të vjeshtës së punimeve të Kuvendit mungonte opozita, e cila zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme të grupeve parlamentare opozitare në Shkodër. 

/tvklan.al