Një 28-vjeçar në Kanada është dënuar për një sulm të ndodhur në vitin 2018. Alek Minassian ka pranuar sulmin dhe tashmë është shpallur fajtor nga gjykata. Mbi të rëndojnë 26 akuza, 10 për vrasje dhe 16 të tjera për tentativë vrasjese. Minassian në vitin 2018 shtypi me furgon 10 persona dhe plagosi disa të tjerë.

Avokatët e tij kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës duke thënë se Minassian vuan nga çrregullime mendore të spektrit autik dhe nuk mund të ketë përgjegjësi për vrasjen.

Minassian e mori me qira furgonin rreth tre javë para të kryente krimin në Toronto, duke u futur në një park ku po pushonin disa qytetarë. I riu gjatë hetimeve ka thënë se kishte vendosur që të vriste sa më shumë njerëz që të ishte e mundur.

Ai ka treguar se ka marrë frymëzimin nga lëvizja misogyniste, që është përhapur në mediat sociale dhe në internet.  28-vjeçari para gjykatës ka thënë se pas vrasjes është ndjerë sikur ka përmbushur misionin e tij.

Në atë kohë, dëshmitarët thanë se furgoni që drejtohet nga i riu u fut mes një turme njerëzish dhe la të vdekur 10 prej tyre dhe disa të tjerë u plagosuën. /tvklan.al