Autori i dyshuar për vrasjen e të riut shqiptar në Angli është arrestuar. Mediat në vend bëjnë me dije se për vrasjen e 21-vjeçarit, Renato Geci, është vënë në pranga Shaddai Smith, 31 vjeç.

Po ashtu bashkë me të është arrestuar dhe një 21-vjeçare e cila akuzohet se ka ndihmuar Smith në kryerjen e krimit.

Shaddai Smith nga Romford, është akuzuar për vrasje, plagosje me dashje dhe vjedhje. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Wimbledon për t’u njohur me masën e sigurisë.

Më herët mediat në vend kanë raportuar se 21-vjeçari shqiptar u qëlluar disa herë me thikë, ku si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në vend.

Menjëherë pas ngjarjes, në 22 Mars, policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes por nuk arritën të shpëtonin dot të riun, i cili kishte dëmtime të rënda.

Një i riu tjetër mbeti i plagosur nga sulmi, por pas marrjes së mjekimit në spital është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al