Fjeti tek dera e kishës, natën para aktit terrorist

Brahim Ausaui, 21-vejçari tunizian kreu masakrën e të enjtes në kishën Notre Dam të Nices. Ai vrau me thikë 3 persona brenda kishës, mes të cilëve edhe një famulltare rreth të 70-ave të cilës i preu fytin.

21-vjeçari është në listën e emigrantëve ilegalë që kishte zbarkuar në Lampedusa më 20 shtator bashkë me 800 klandestinë të tjerë afrikanë. Por ai ndodhej në Paris prej fillimit të tetorit pasi autoritetet italiane i kishin thënë se nuk mund të qëndronte në këtë vend.

Natën përpara atentatit kishte fjetur tek dera e kishës së Nices dhe kishte pritur momentin e hapjes së saj në mëngjes, ku kreu më pas masakrës. Autori po merret aktualisht në pyetje, ndërsa po kurohet në spital pas plagëve me armë që i shkaktoi policia në përpjekje për ta arrestuar.

I riu nuk ka pasur rekorde kriminale, por të gjitha pistat vërtetojnë se ai ka kryer një akt terrorist me motiv ekstremizmin islamik. Ekspertët e lidhin ngjarjen me karikaturat e profetit Muhamed, për të cilat presidenti Emmanuel Macron i ka konsideruar të zakonshme për një shtet laik si Franca. Protestat kundër tij në vendet e botës islame vijojnë pa pushim.

Tv Klan