Prokuroria e Vlorës ka kërkuar ekzaminim të shëndetit mendor për 24-vjeçarin Ritvan Zykaj, i cili vrau me kallashnikov 8 të afërm të tij në fshatin Resulaj.

Prokurori Sajmir Smaja, i cili mbërriti gjatë paradites në ambientet e Policisë së Vlorës, mori në pyetje autorin e masakrës, i cili ka pranuar krimin.

Të njëjtat burime  konfirmojnë se ngjarja ka ardhur si pasoje e konflikteve për pulat dhe për kullotat e bagëtive. Familjarë të 24 vjeçarit, të cituar nga mediat, janë shprehur se ai ka filmuar viktimat pas masakrës dhe ua ka dërguar videon të afërmve.

Tv Klan