Marsel Disha Romelli, 27-vjeçari nga Shqipëria është dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e një bashkatdhetari të tij. Ngjarja ndodhi vitin e kaluar në Chiari të Italisë. Viktimë mbeti Arben Kola, babai dy fëmijëve.

Romelli u gjykua me proces të përshpejtuar. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit pë dënimin e tëriut, ndërkohë që avokatët mbrojtës kishin kërkuar dënim më të lehtë pasi sipas tyre vuante nga probleme psikologjike.

Përpara se të jepej vendimi ndaj Romellit u ushtrua edhe një kontroll psikologjik ku u vërtetua se ai nuk kishte probleme mendore.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 Shtator të vitit të shkuar pas një konflikti. Arben Kola u godit në zemër nga një objekt i mprehtë, duke i çarë aortën. Plagët ishin të rënda dhe ai humbi jetën disa orë më vonë në spital.

Autori u gjet disa orë pas ngjarjes në gjendje shoku teksa endej me makinë. Vrasja ndodhi jashtë një bari lojërash fati në Chiari./tvklan.al