Burg përjetë ka vendosur këtë të martë Gjykata e Lezhës për Besnik Pjetrin (Përdeda), i cili në 2022-t vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij. Pjetri u shpall fajtor nga gjykata për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Gusht të 2022-t, në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Babë e bir, Pjetër dhe Gent Përjaku, sapo kishin mbërritur nga Italia, kur u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga ish-dhëndri i familjes.

Shkak për krimin e rëndë dyshohet se u bënë konfliktet e vazhdueshme që kishte me familjen e ish-bashkëshortes, me të cilën kishte rreth 6 vite që ishte ndarë./tvklan.al