Autori i vrasjes së 26-vjeçarit shqiptar në rrugët e Athinës është vetëdorëzuar në polici. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ai mësohet se është gjithashtu shqiptar dhe në polici ka deklaruar se e ka kryer vrasjen për arsye personale.

Nuk ka shumë detaje rreth këtyre arsyeve apo për identitetin e autorit, megjithatë ai mësohet se ka shkuar në stacionin e policisë mëngjesin e së enjtes dhe ka rrëfyer krimin.

E gjithë ngjarja ndodhi në lagjen Peristeri të Athinës, të mërkurën.

Dëshmitarë thanë se 26-vjeçari shqiptar kishte debatuar me autorin, përpara se ky i fundit ta godiste me thikë. I riu u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mediat greke e identifikojnë shqiptarin që mbeti i vrarë me emrin Mario Lesku.

/tvklan.al