Me 32 vite burg e ka dënuar Gjykata e Fierit, Engjëll Hodajn.

Ai akuzohet për vrasjen e Eduart Zotajt dhe plagosjen e Blerim Beqirajt. Ngjarja për të cilën akuzohet Hodaj, ka ndodhur në fshatin Roms të Mallakastrës, në Shkurtin e vitit 2015.

33 – vjeçari është gjykuar me gjykim të shkurtuar dhe ka përfituar uljen me një të tretën e dënimit dhe përfundimisht u dënua me 22 vite.

Sipas Prokurorisë, e gjitha ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit në një lokal të fshatit. Gjatë hetimit u faktua se autori fillmisht është konfliktuar me pronarin e lokalit, Muharrem Zotaj, i cili ka qenë në një tavolinë me viktimën dhe të plagosurin.

Pasi është larguar nga lokali, Hodaj është rikthyer pas 10 minutash me një armë zjarri, ku ka qëlluar në drejtim të tavolinës, ku ndodhej pronari i lokalit bashkë me dy personat e tjerë.

Si pasojë e të shtënave mbeti i vdekur me një plumb në kokë, Eduart Zotaj dhe u plagos Blerim Beqiraj.

Xhevahir Zhabina, Tv Klan