Në kërkim për vrasje, arrestohet 34-vjeçari

Në kërkim për vrasje, arrestohet 34-vjeçari

09:43 30/10/2019

Eduart Xhezo drejtonte makinën nën efektin e drogës

Tre drejtori policish, ajo e Tiranës, Vlorës dhe Durrësit u angazhuan ditët e fundit për të vënë në pranga një 34-vjeçar të kërkuar për vrasje. Bëhet fjalë për Eduart Xhezon, i cili konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapja e tij nuk ka qenë e lehtë. Xhezo u pikas fillimisht në Tiranë, por kur ka vënë re forcat e rendit ka tentuar të largohet me makinën e tij në drejtim të Durrësit me shpejtësi dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Ai nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli madje ka vënë në rrezik edhe jetën e forcave të rendit. Por 34-vjeçari u ndalua në Shkozet, ndërsa me vete iu gjetën 2 karta identiteti të falsifikuara me foton e tij, por me emra të ndryshëm si dhe një sasi e vogël kanabis.

Xhezo ishte në kërkim nën akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim, pasi në 4 Gusht të këtij viti dyshohet si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Arben Beqiraj në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë dhe plagosjen e 2 personave të tjerë. Për ngjarjen u shpallën në kërkim 4 persona, mes të cilëve edhe 34-vjeçari Xhezo. Ai është dënuar edhe më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Tv Klan

Vrasja në Vlorë

Eduart Xhezo është një nga të dyshuarit e përfshirë në ngjarjen e 4 Gushtit 2019 në lagjen “1 Maji” në Vlorë, ku u qëlluan me armë tre persona. Nga të shtënat humbi jetën Arben Beqiraj 50 vjeç dhe u plagosën djali i tij Ergest Beqiraj dhe kushëriri Nesim Hodaj.

Sipas hetuesve, shkak për konfliktin ka qenë një arsye krejt banale. Ishte një kalë që ka përshkruar zonën e plazhit që administrohej nga biznesmeni Arben dhe Ergest Beqiraj, babë e bir.

Arben Xhezo, së bashku me 3 persona të tjerë që janë shpallur në kërkim, dhunuan personin që ishte mbi kalë. Një orë pas ngjarjes, mbërritën në lokalin e Beqirajt një makinë me katër persona. Dy prej tyre u afruan për të sqaruar konfliktin, dhe dy të tjerë qëndruan në distancë.

Fillimisht ka patur një debat mes palëve, por pas pak sekondash është qëlluar me breshëri në drejtim të Arben Beqirajt, djalit të tij Ergest Beqiraj dhe Nesim Hodajt.

34-vjeçari Xhezo është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi