Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar këtë të shtunë masën arrest me burg për Apostol Kostën, i cili tre ditë më parë vrau dy fqinjët e tij.

 73 – vjeçari vrau çiftin e bashkëshortëve Afërdita dhe Aleko Kosta, krim i ndodhur mëngjesin e së mërkurës në lagjen Palorto të Gjirokastrës.

Gjithçka erdhi për shkak të një barake që 73 – vjeçari kishte ndërtuar mes shtëpisë së tij dhe kushëririt Aleko Kosta, të cilën kishte nisur ta rikonstruktonte e t’i regullonte çatinë.

Çështja në fjalë kishte shkuar në gjykatë dhe kjo e fundit i kishte dhënë të drejtë viktimave.

Pavarësisht kësaj, Apostol Kosta nuk ishte tërhequr./tvklan.al