Policia e Tiranës ka vënë në pranga Përparim Ademin, 59-vjeçari i cili prej pak orësh ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Përparim Ademi pas arrestimit

Policia bën me dije se “si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi“.

Ademi aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.