Prokuroria: Vrau dy motrat për xhelozi

Prokuroria e Tiranës i kërkoi Gjykatës dënimin me burgim të përjetshëm të Përparim Ademit, autorit të dyshuar të vrasjes së dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të 2020-s.

Ademi akuzohet se e kreu vrasjen në rrethana familjare, kjo për shkak të një lidhjes intime që kishte krijuar me dy motrat. Hetimet e Prokurorisë treguan se shkak i ngjarjes së rëndë u bë xhelozia dhe kërkesa e motrave për të shkëputur marrëdhëniet me të.

Nga ringritja e skenës së vrasjes, Ademi rezulton se ka shkuar me armë zjarri në ambientet e apartamentit ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ai ka nisur të qëllojë drejt derës së apartamentit ende pa u hapur dhe pasi ka hyrë brenda ka qëlluar me breshëri plumbash edhe ndaj tyre duke i lënë të vdekura në vend.

60-vjeçari u arrestua disa orë pas krimit nga Policia e Tiranës.

Tv Klan