Një nënë 23-vjeçare nga Alaska është arrestuar, pasi akuzohet se ka vrarë dy vajzat e saj të mitura. Stephany E. LaFountain ka kryer dy krime makabre në vite të ndryshme duke vrarë vogëlushet e saja.

Ngjarja e parë ka ndodhur në vitin 2015, ku ka vrarë vogëlushen 4-muajshe dhe tjetra në 2017-ën, ku vrau vajzën 13-muajshe. Krimet e saj janë zbuluar së fundmi pas hetimeve dhe kërkimeve të shumta.

Ka qenë një kontroll në kompjuterin e saj që ka zbuluar makabritetin e të resë. Ajo kishte kërkuar në internet për të mësuar si të “ kryente vrasjen e përsosur” ,pa lënë prova.

Polici nisi hetimet, pas vdekjes së vajzës së dytë, pasi vdekja e foshnjës së parë ishte raportuar sikur vajza kishte probleme më frymëmarrjen, por në të vërtetë ajo ishte mbytur nga nëna.  Ndërsa foshnja e dytë ka vdekur si pasojë ë mungesës së oksigjenit në tru.

Hetuesit morën kompjuterin e saj personal, dhe rezultoi se ajo kishte kërkuar :“

Mënyrat për të vrarë njerëz pa prova, Si të kryeni vrasjen e përsosur”.

Ishte kjo përmbajtja e asaj që gruaja kishte hulumtuar.

Stephany E. LaFountain u arrestua të mërkurën dhe do të dënohet për dy krime të rënda.

/tvklan.al