Mark Kodra nuk shpreh pendesë në gjykatë, nuk jep sqarime për ngjarjen

“Ajo punë ka ndodhur”. Kjo ishte e vetmja fjali që tha para gjykatës 47-vjeçari Mark Kodra, i cili mbrëmjen e së premtes vrau fqinjin e tij në Shkodër. Ai nuk dha sqarime të tjera në lidhje me ngjarjen ndërsa edhe avokati i caktuar nga gjykata, ia la në dorë togave të zeza vlerësimin nëse arrestimi i tij ishte i ligjshëm.

Në fund të seancës për 47-vjeçarin u vendos masa e sigurisë arrest me burg. Më herët gjatë dëshmisë së tij në polici Mark Kodra deklaroi se e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin për xhirimin e gomave të motorit pranë shtëpisë së tij.

Një veprim i tillë Emiljan Ndou e bënte vazhdimisht dhe Kodra ka thënë se e kishte paralajmëruar disa herë. Mbrëmjen kur ndodhi ngjarja ka qenë djali i autorit që u konfliktua fillimisht me viktimës ndërsa kur ky i fundit shkoi te banesa e 47-vjeçarit, Mark Kodra e qëlloi me kallashnikov duke e lënë të vdekur.

Klan News