Vangjel Kapllani adoleshenti që vrau gjyshin e tij tre ditë më parë në Vlorë është lënë në burg nga gjykata. Seanca për 16-vjeçarin është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të moshës së tij të vogël. Mësohet se kapllani nuk ka folur gjatë seancës.

E njëjta masë u vendos është për Marjus Alushajn, personi i cili i shiti pistoleten autorit të krimit, për 200 euro. Togat e zeza vendosen masën e sigurisë detyrim paraqitje për dy shokë të Vangel Kapllanit, të cilët kanë qenë në dijeni se ai kishte blerë pistolete dhe nuk kanë denoncuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Rilindja në shtëpinë e Vangjel Kapllanit. Viktima kishte kapur autorin e krimit duke vjedhur para dhe pas kësaj ai ka nxjerre pistoletën duke e qëlluar me një plumb në kokë.

Më pas 16-vjeçari ka fshehur gëzhojën dhe ka hedhur në pusetë pistoletën. Pasi ka kryer këto veprime ka lajmëruar policinë duke thënë fillimisht se gjyshi i tij ishte grabitur. Por duke qenë se kjo alibi nuk qëndronte ai akuzoi hallën e tij si autore te vrasjes. Kur u mor në pyetje për herë të tretë adoleshenti pranoi autorësinë e krimit, duke sqaruar se gjyshi i tij e stresonte.

Adoleshti jetonte me gjyshin e tij pasi prindërit i kishin vdekur vite më parë në një aksident. Ndërsa dy vjet më parë ishte denoncuar nga gjyshi i tij për vjedhjen e disa mijëra eurove.

Tv Klan