32-vjeçari Charalambos Anagnostopulos prej së enjtes ndodhet në qelitë e policisë së Athinës. Përveç vizitës nga avokati, piloti 32-vjeçar është takuar dhe më vëllanë e tij i cili mbërriti sot nga ishulli Alonissos.

Mediat greke bëjnë me dije se Anagnostopulos ka marrë disa rroba nga vëllai i tij, por dhe një libër.  Mësohet se ka qenë ai që ka kërkuar të kishte një libër në qeli, pikërisht librin e gjeofizikanit David Begoviç “Origjina e gjithçkaje”.

Ky është një libër që shpjegon metamorfozën civilizimit njerëzor nga Big Beng-u deri në ditët e sotme.

Por policia është e habitur nga qetësia e madhe që po tregon 32-vjeçari Charalambos Anagnostopulos. Dje ai kishte kërkuar një kartë telefonike për të komunikuar me familjen e tij dhe ka kërkuar takim me avokatin.

32-vjeçari ndodhet në qeli pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, Karolina. Ai në dëshminë që ka dhënë para hetuesve ka thënë se e ka mbytur të renë pas sherreve që kishte pasur kohët e fundit./tvklan.al