Policia: Qëlloi veten me armën që vrau 36-vjeçaren

Shqiptari, Alfred Vefa që mbrëmjen e së enjtes vrau në Firence ish-bashkëshorten e tij, Albana Vefa është gjetur i vetëvrarë nga policia italiane. Këto të fundit, dyshojnë se Alfred Vefa qëlloi veten e tij me të njëjtën armë që kreu dhe vrasjen e Klodianës mbrëmjen e 28 Shtatorit.

Trupi i pjetë i shqiptarit u gjet në një zonë të izoluar të komunës së San Casciano në Val di Pesa. Ishte një qytetar që denoncoi në polici një makinë të dyshimtë të parkuar dhe braktisur, ku më pas u zbulua se në të ndodhej Alfred Vefa i pajetë.

Akti fatal i 45-vjeçarit shqiptar, erdhi teksa policia italiane po kryente kërkime për kapjen e tij pas vrasjes së ish-bashkëshortes, Klodianës. Kjo e fundit u ekzekutua me tre plumba nga Alfredi, vetëm pak metra nga shtëpia ku jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17 vjeç.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë erdhi pas debateve të shumta që çifti shqiptar kishte kohët e fundit, çka i kishte çuar ato dhe tek divorci.

Përpos kësaj, të njohur të 36-vjeçares, Klodiana Vefas, e përshkruanin Alfredin si një person të dhunshëm.

Tv Klan