Është burgosur përjetë një 51 vjeçar i cili ekzekutoi me shigjetë ish-bashkëshorten e tij, në muaj e 8-të shtatzënisë.

Ngjarja ndodhi në Angli ku sipas raportimeve të mediave atje,  Ramanodge Unmathallegadoo kishte plot tre vite që ishte ndarë nga gruaja e tij, 38 vjeçe, por nuk e kishte pranuar këtë fakt.

Viktima me bashkëshortin e dytë dhe femijën e tyre

E ndjera ishte martuar sërish dhe ndërsa kishte nisur jetën me partnerin e ri dhe po priste të lindjen fëmijën e saj, ish-bashkëshorti e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë, deri sa e qëlloi për vdekje jashtë banesës, me një shigjetë.

Për fat të mirë, arriti që të mbijetonte foshnja në barkun e nënës, të cilit i kishte kaluar shigjete vetëm pak milimetra larg kokës./ tvklan.al