Agron Tanushi pranon krimin para gjykatës

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Tanushin, i cili u arrestua për vrasjen e kunatës, Jetmira Hasani.

Në gjykatë, Tanushi ka pranuar krimin për shkak të konflikteve për çështje pronësie që herët, por atë ditë i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar.

Tanushi është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat.

Tv Klan