Astrit Gjon Bushi rrahu për vdekje kolegun e tij Gregory Lanier Robertson

Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e kolegut të tij, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020 në Oakland Country, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Astrit Gjon Bushi u shpall fajtor për vrasjen ndaj 49-vjeçarit Gregory Lanier Robertson. Efektivët e policisë gjetën Robertsonin në tokë të gjakosur e pa ndjenja pas rrahjes brutale të shqiptarit, i cili qëndronte pranë viktimës.

Edhe pse Robertson iu dha ndihma e parë dhe më pas edhe mjekët tentuan t’ia shpëtonin jetën, ai nuk arriti të mbijetonte dot plagëve të marra. Bushi dhe viktima, punonin në një kompani të General Motors.

Klan News