I akuzuari nuk pranon krimin: Nuk kisha konflikte me të

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Korçës për 65-vjeçarin Apostol Bollozhga, që mbrëmjen e së enjtes vrau me thikë fqinjin e tij. Seanca në ngarkim të 65-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria kërkoi të hetohet nën masën e arrestit me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata. Mësohet se i arrestuari ka mohuar akuzën e vrasjes pasi nuk ka patur asnjë konflikt me viktimën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku 67-vjeçari Petrika Treska u gjet i vrarë në derën e shtëpisë, ndërsa një ditë më pas policia arrestoi si autor të dyshuar fqinjin e tij. Prokuroria ka dyshime se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ku shkak ka qenë një llampë që shërben për ndriçimin e shkallëve të pallatit. Bozhgolla e ka qëlluar disa herë me thikë viktimën, ndërsa dyshohet se ka probleme mendore.

Tv Klan