Jetmira Hasani u vra në 15 Shtator të 2020 nga kunati i saj, Agron Tanushi, në sy të vajzës së mitur 8-vjeçare. Ajo ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe nuk pranonte që të largohej nga banesa, ndërkohë që ai ishte në burg. 

Kunati, Agron Tanushi e kishte kërcënuar dhe dhunuar disa herë dhe ajo kishte marrë urdhër mbrojte. Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm e dënoi Agron Tanushin me 28 vite burg, ndërkohë që familjarët e viktimës kërkojnë burgim të përjetshëm. Nëna e Jetmirës u shpreh se kanë frikë prej familjes Tanushi. Ajo tha se ai po doli nga burgu, do t’i vrasë siç bëri Dan Hutra.  

“Sot në Gjykatë thamë të gjitha gjërat që ai na ka bërë. Njëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nuse, por një ëngjëll. Dan Hutra u lirua e vrau tre gra. Vrasësi i vajzës shan e kërcënon në gjykatë, po sikur të lirohet e të dalë në rrugë” 

Nëna e viktimës thotë se ekzekutimi ndodhi pas një historie të gjatë dhune nga ish-bashkëshorti dhe kunati. Majde ajo pretendoi se Jetmira kishte marrë urdhër mbrojte që në 2014. Banesa që u bë mollë sherri dhe i mori jetën Jemtira Hasanit është shitur sipas saj. Ndërsa vajza e mitur e viktimës jeton me gjyshen pasi babi dhe familja e tij nuk kujdesen për të.

Avokati i familjarëve të Jetmira Hasanit bëri me dije se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Apelit. Agron Tanushi pasi vrau kunatën në 15 Shtator u largua së bashku me armën e krimit por disa orë më vonë, u arrestua në Lushnje tek banesa e motrës së tij. 

Klan News