Një 38-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është arrestuar në Itali për llogari të Interpol Tiranës. Dritan Karaj nga Kruja u gjet në Bergamo të Italisë, pas 15 vitesh në arrati.

Ai është dënuar në 8 Korrik 2004 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 19 vite burgim për vrasje me paramendim, heqje të paligjshme të lirisë, armëmbajtje pa leje dhe vetëgjyqësi e kryer në bashkëpunim.

Më 11 Mars 2004, Dritan Karaj vrau me armë kunatin e tij dhe u arratis nga Shqipëria. Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T.

Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë. Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin prej 19 vitesh burgim. /

tvklan.al