Spitali i Burgjeve ka njoftuar se ka ndërruar jetë i dënuari me 35 vjeç burg, Adem Tale. Shkak dyshohet të jetë bërë një arrest kardiak i 80-vjeçarit, i cili vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve procedurale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale”, thuhet në një njoftim.

Tale u arrestua në vitin 2018 pasi vrau gruan e tij 68-vjeçare. Ai e goditi me sëpatë duke e lënë të vdekur në vend. Gjithçka ndodhi pas një sherri në familje. Pas ngjarjes ai u arratis por u arrestua pas 22 ditësh./tvklan.al