Ka fituar lirinë një 49-vjeçare italiane e cila dy vite më parë la të vdekur partnerin e saj pasi e goditi disa herë me thikë në kraharor.

Mediat vendase raportojnë se Silvia Rossetto është lënë e lirë pasi ka bindur trupën gjykuese se krimi e kreu në rrethana vetëmbrojtje.

Në 2 Shtator të 2018 ajo vrau partnerin e saj, 65-vjeçarin Giuseppe Marcon. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre, në Torino.

Prokurori i çështjes kishte kërkuar 9 vite burg për të, por Gjykata vendosi që ta lërë të lirë. Gjatë seancës, një raport mjekësor vërtetonte se ajo kishte shfaqur edhe probleme mendore, megjithatë falë avokatit të saj ka mundur t’i shpëtojë dënimit. /tvklan.al