Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Nesim Demollarin, i cili akuzohet se vrau nënën e tij 84-vjeçare Nazime Demollari.

64-vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe vazhdon të mohojë akuzën e vrasjes. 84-vjeçarja u gjet e pajetë në banesën e saj më 4 Mars. Hetuesit thanë se e moshuara kishte hematoma dhe plagë në kokë të shkaktuara nga goditjet me mjete të forta. Autori i dyshuar, edhe gjatë marrjes në pyetje pasi u arrestua në kushtet e flagrancës, mohonte vazhdimisht që të kishte dhunuar për vdekje të ëmën….

Por prokurorët e çështjes kanë në dorë një provë që tradhëton Nesim Demollarin. Ky i fundit ka kryer një bisedë telefonike me vëllain e tij, të cili i thotë se kishte vrarë të ëmën. Dyshohet se 64-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ushtroi dhunë ndaj të moshuarës. Këto prova kanë bindur gjykatësit për ta lënë në burg autorin e dyshuar.

/tvklan.al