“Vrasja e Dritan Hoxhollit u bë për vetëmbrotje”

Bledar Toçi ish-shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, i arrestuar për vrasjen e Dritan Hoxhollit është lënë i lirë nga gjykata e Kavajës.

Toçi është arrestuar tetorin e kaluar, pasi vrau me armën e shërbimit Hoxhollin në banesën e Marsida Qatjas, por togat e zeza pranuan kërkesën e tij për ndryshim mase dhe caktuan për të detyrim paraqitje.

Toçi fillimisht u hetua për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por pas më shumë se 7 muaj hetimesh prokuroria ndryshoi akuzën në “Vrasje për vetëmbrojtes”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 tetor të vitit të kaluar në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas, atje ku ishin grumbulluar disa persona mes të cilëve dhe Bledar Toçi. Gjatë kësaj kohe në ambientet e apartamentit ka shkuar i armatosur Dritan Haxholli dhe ka qëlluar në drejtim të Toçit duke e plagosur.

Por ky i fundit e qëlloi me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.

Tv Klan