Gjykata e Apelit ka dënuar me 33 vjet burg për Sofokli Shanin, 58-vjeçarin i cili në Qershor të 2021 vrau me armë zjarri Rako Qorrin dhe plagosi djalin e tij 31-vjeçar.

Krimi ndodhi në fshatin Fier i Ri në Lushnje. Babë e bir u qëlluan me breshëri kallashnikovi në ambientet e lokalit që kishin në pronësi, pasi refuzuan t’i jepnin alkool autorit.

Vetë 58-vjeçari e kishte pranuar krimin dhe kishte shfaqur pendesë duke thënë se kishte qenë në gjendje të dehur.

Sofokli Shani ka qenë i dënuar më parë me 10 vite burg për vrasjen e një fqinji të tij në fshat./tvklan.al