Apeli ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Marjus Demën, 28-vjeçarin i cili mbrëmjen e 11 Majit vrau me armë zjarri shokun e tij Mehmet Qema, në Tiranë. Burime për Klan News, bëjnë të ditur se togat e zeza e nuk e kanë pranuar ankimimin e të riut.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Viktima ndodhej në një lokal në këtë zonë së bashku me miqtë e tij, kur Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë e qëlloi Qemën duke i marrë atij jetën.

Dema ka deklaruar më herët se Qemën e kishte si vëlla dhe gjithçka ndodhi aksidentalisht, teksa po luante./tvklan.al