56-vjeçari plagosi edhe 4 persona të tjerë, i dënuar me 25 vite burg

Ekstradohet nga Belgjika 56-vjeçari Gjon Menga. Në vitin 2004 ai vrau shokun e tij Lekë Suti dhe plagosi 4 persona të tjerë në qytetin e Laçit.

Shkaku ka qenë banal, pasi Menga kishte humbur një lojë domino dhe më pas ishte konfliktuar me shokët e tij në tavolinë.

Pas sherrit ai shkoi mori një kallashnikov dhe një pistoletë, duke qëlluar mbi shokët.

Prej 16 vitesh Gjon Menga ishte në arrati dhe tashmë duhet të vuajë dënimin prej 25 vitesh burg.

Tv Klan