35 vite burgim është dënimi që ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës, prokuroria për Islam Mylkajn i cili akuzohet për vrasjen e Haxhi Baçinozit.

Konflikti për një borxh prej 45 mijë Euro prishi miqësine mes Baçinozit dhe Mylkaj. Ky i fundit në muajin Mars të vitit të kaluar vrau mikun e tij në sy të djalit në kondrat e Liqenit Artificial.

Vetëm pas 5 ditësh, ai u vetëdorëzua në polici. Asokohe ai shprehu pendesë për krimin e kryer. Po ashtu ai deklaroi se ndihej i fyer dhe kërcënuar nga miku i tij.

Tv Klan